Izetbegoviq: Nuk besoj se Serbia do ta njohë Kosovën - Gazeta Express
string(51) "izetbegoviq-nuk-besoj-se-serbia-do-ta-njohe-kosoven"

Gazeta Express

09/08/2020 17:24

Izetbegoviq: Nuk besoj se Serbia do ta njohë Kosovën

Gazeta Express

09/08/2020 17:24

Kryetari i Partisë për Aksion Demokratik (SDA) dhe nënkryetari i Kuvendit të Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, nuk beson se do të ketë një lider në mesin e serbëve që do ta njohë Kosovën.

Ai thotë se nëse ndodh kjo atëherë do të hapen apetitet për Bosnjë e Hercegovinën, ku do të ketë shumë zhurmë.

Lexo Edhe:

“Nuk besoj se në mesin e serbëve do të gjendet një lider që do të pranojë pavarësinë e Kosovës. Nëse ndodh kjo, atëherë do të hapen apetitet për Bosnjë e Hercegovinën, do të kërkohet kompensim për serbët dhe Serbinë. Do të ketë shumë zhurmë, që me kalimin e kohës do të heshtet dhe nuk do të sjellë ndonjë gjë. Pasi, edhe në Kosovë e edhe në Bosnjë-Hercegovinë pala serbe e ushtria serbe ka kryer krime dhe spastrime etnike”, ka thënë Izetbegoviq për “Radio Sarajevo”.