IPK rekomandon suspendimin e Komandantit të Policisë në Lipjan dhe tre zyrtarëve tjerë që kishin trajtuar rastet e Sokol Halilit - Gazeta Express
string(128) "ipk-rekomandon-suspendimin-e-komandantit-te-policise-ne-lipjan-dhe-tre-zyrtareve-tjere-qe-kishin-trajtuar-rastet-e-sokol-halilit"

Lajme

Gazeta Express

03/12/2022 14:19

IPK rekomandon suspendimin e Komandantit të Policisë në Lipjan dhe tre zyrtarëve tjerë që kishin trajtuar rastet e Sokol Halilit

Lajme

Gazeta Express

03/12/2022 14:19

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e Komandantit të Stacionit policor të Lipjanit, një rreshteri dhe dy hetuesve, të cilët kishin trajtuar rastet ndaj Sokol Halilit, i cili të mërkurën vrau shtatzënën 35-vjeçare në oborrin e QKUK’së. Halili s’ka pranuar të dorëzohet në Polici dhe ka kryer vetëvrasje dje, raporton Express.

Ata dyshohen për “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar ” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar “, lidhur me zbatimin e Urdhrit-mbrojtës që Gjykata Themelore e Ferizajt kishte lëshuar për Hamide Magashin.

Lexo Edhe:

“Hetuesit e IPK-së, si rezultat i ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore, kanë arritur deri tek dyshimi i arsyeshëm, se lidhur me zbatimin e Urdhrit-mbrojtës nga ana e zyrtarëve te Stacionit Policor Lipjan, ka elemente të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar ” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar “, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Inspektorati Policor i Kosovës sipas detyrës zyrtare ka filluar hetim paraprak mbi veprimet e ndërmarra policore në rastet që policia ka trajtuar ndaj të dyshuarit S.H për “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”.

Këto raste janë trajtuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë Ferizaj, përkatësisht Stacioni Policor Shtime, si dhe Stacioni Policor Lipjan i cili ka qenë i ngarkuar me zbatimin e Urdhër-mbrojtjes e palës së mbrojtur H.M .

Hetuesit e IPK-së, si rezultat i ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore, kanë arritur deri tek dyshimi i arsyeshëm, se lidhur me zbatimin e Urdhrit-mbrojtës nga ana e zyrtarëve te Stacionit Policor Lipjan, ka elemente të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar ” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar “.

Nga veprimet hetimore deri më tani si të dyshuar për këto vepra janë katër zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Lipjan (Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, një rreshter dhe dy hetues) .

Andaj, duke marrë për bazë dyshimin për veprat penale në hetimin e këtij rasti, bazuar në autorizimet ligjore nga IPK është rekomanduar suspendimi i këtyre zyrtarëve policorë.

Veprimet tjera hetimore do të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë it me Prokurorinë e Shtetit.