Interi e do dyshen e Barcelonës - Gazeta Express
string(31) "interi-e-do-dyshen-e-barcelones"

Interi e do dyshen e Barcelonës

Gazeta Express

11/12/2019 16:28

Arturo Vidal dhe Ivan Rakitic janë objektivat kryesorë të “Nerazzurri” për afatin kalimtar të janarit

Interi po planifikon të përforcohet në afatin kalimtar të janarit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Trajneri Antonio Conte ka kërkuar futbollistë cilësorë mbi të gjitha në mesfushë.

Për këtë, “Nerazzurri” ia kanë vënë syrin dyshes së Barcelonës, Arturo Vidal e Ivan Rakitic.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle, “Marca”.

Të dy futbollistët janë të mllefosur me faktin se nuk po kanë hapësira të mjaftueshme në Camp Nou dhe nuk përjashtohet mundësia të largohen gjatë janarit.

Interi u eliminua nga Champions League mbrëmë pasi u mposht pikërisht nga Barcelona.

Dhe, Zikaltrit e kishin mundësinë t’i shihnin nga afër të dy lojtarët.

Interesim për Rakiticin ndërkohë ka shfaqur edhe Milani. /Gazeta Express/