Infektohet me koronavirus një imam kosovar - Gazeta Express
string(42) "infektohet-me-koronavirus-nje-imam-kosovar"

Infektohet me koronavirus një imam kosovar

Gazeta Express

08/04/2020 9:04

Hoxha i fshatit Smrekonicë të Vushtrrisë është infektuar me koronavirus. Kjo është konfirmuar nga kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri.

Sipas tij, janë bërë 33 teste, 8 pozitiv, 7 prej tyre nga një familje – duke përfshirë këtu imamin e fshatit.

Lexo Edhe:

“Ne kemi marrë masa me Ministrinë e Shëndetësisë. Nuk po arrihet ende të gjurmohet se si ka ardhur te infektimit. Por, fshati është karantinuar”, ka deklaruar ai.

Shpenzimet e Zyrës së kryetarit të Komunës Xhafer Tahiri për këtë ...

Tahiri theksoi se edhe sot do të vazhdojnë masat duke obliguar gjitha bizneset që punëtorët të punojnë me maska dhe doreza.