Ilnisa Agolli trondit me deklaratën: Romeon dua ta var - Gazeta Express
string(53) "ilnisa-agolli-trondit-me-deklaraten-romeon-dua-ta-var"

Ilnisa Agolli trondit me deklaratën: Romeon dua ta var

Rozë

Gazeta Express

19/03/2024 11:04

Ilnisa Agolli ka marrë vëmendje së fundmi me një deklaratë të bërë kundrejt Romeo Veshajt.

Gazetarja e njohur ka qenë në një moment duke biseduar me një banore tjetër të Big Brother, ku edhe befasoi me fjalët e rënda për prezantuesin.

Lexo Edhe:

“Unë Romeon dua ta var tani. Dua ta var, e kupton”, u shpreh ajo.

Kjo video e biondes u bë virale dhe është shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale.

Përdoruesit e internetit kanë kritikuar konkurrenten për mënyrën se si i është drejtuar dhe për fjalët që ka përdorur.

Të tilla raste në edicionet e kaluara janë dënuar dhe pritet të shihet nëse do të ndodhë një gjë e tillë sërish.

Romeo ndërkaq është kthyer në një personazh shumë të komentuar brenda shtëpisë.