I shtrenjtë për klubet e Kosovës, ylli Ferhan Hasani përfundon te Partizani në Shqipëri - Gazeta Express
string(86) "i-shtrenjte-per-klubet-e-kosoves-ylli-ferhan-hasani-perfundon-te-partizani-ne-shqiperi"

I shtrenjtë për klubet e Kosovës, ylli Ferhan Hasani përfundon te Partizani në Shqipëri

Futboll

Gazeta Express

26/01/2021 11:43

Futbollisti i famshëm shqiptar nga Maqedonia Veriore, Ferhan Hasani, është bërë me skuadër të re. Ish ylli i Shkëndijës nuk do të luajë në Kosovë, sepse çmimi i tij ishte i papërballueshëm për Dritën apo klubet tjera kosovare, shkruan Gazeta Express.

Por, karrierën do ta vazhdojë në kampionatin e Shqipërisë. Reprezentuesi maqedonas zyrtarisht është bërë futbollist i Partizanit të Tiranës, duke u bërë kështu lojtari më i shtrenjtë i këtij afati kalimtar në Superioren shqiptare, e cila kohëve të fundit ndjente krizë dhe panik pasi disa lojtarë të njohur e trajnerë po transferoheshin në futbollin e Kosovës.

Lexo Edhe:

Por, transferimi i Hasanit në Partizan nënkupton se futbolli i Shqipërisë do ta vazhdojë ngritjen që tashmë ia imponon konkurrenca, raporton Gazeta Express.

Vet Hasani është i lumtur që karrierën do ta vazhdojë në Shqipëri edhe pse kishte oferta nga klube të vendeve tjera të zhvilluara ekonomikisht.

“Kampionatin e di mirë e kam ndjekur prej kohësh. Që kur kemi nisur bisedimet kam filluar ta ndej edhe me shumë. Për sa i përket anës sime se nuk kam ndeshje në këmbët. Unë do të jem këtu për një kohë të gjatë. Do jap më të mirën për të arritur formën. Si do shkojë nuk e di, atë do e tregojë koha. Unë nuk do jem ndryshe, do jem si futbollistët e tjerë, mos më trajtoni ndryshe”, ka deklaruar Hasani gjatë prezantimit te Partizani.

Ai ka folur fjalë të mëdha për përparimin e hovshëm të futbollit të Shqipërisë. “Është pozitive që ish-shokët e skuadrës kanë ardhur në Shqipëri. Kjo do të thonë se futbolli shqiptar është në nivele të larta. Kaq enë lart, por me ardhjen e lojtarëve cilësor, shtohet më shumë cilësia. Ardhja e tyre tregon shumë për kampionatin. Është një kampionat i fortë dhe jo si në Maqedoni”, ka potencuar ai.

Para disa ditësh Hasani ishte në Gjilan dhe ishte parë në një takim me trajnerin dhe drejtues të Dritës duke krijuar pritje te tifozët që ai të bëhet futbollist i kampiones aktuale të Kosovës. Por, drejtuesit e Dritës i kishin thënë Gazetës Express se përkundër dëshirës nuk kanë mundësi buxhetore ende për futbollistë të nivelit të Hasanit. /GazetaExpress/