Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka publikuar fotografi nga tubimi i mbajtur në Drenas, duke falënderuar qytetarët për pritjen dhe mbështetjen gjatë fushatës zgjedhore.
Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, tha se Drenasi “e njeh punën” dhe vlerësoi atmosferën e krijuar në tubim.
“Drenasi nuk pret fjalë të mëdha. Drenasi e njeh punën. Faleminderit për pritjen, respektin dhe energjinë e jashtëzakonshme sonte”, ka shkruar Hoxhaj.
Postimi i tij u shoqërua me fotografi nga takimi me qytetarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, në kuadër të aktiviteteve të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit.