Kandidati i LDK-së për deputet, Lufti Haziri, pas tubimit në Gjilan, deklaron se “rugovistët u bënë bashkë për rikthimin e madh të LDK-së më 7 qershor”.
Krahas pamjeve të publikuara, Haziri ka shkruar:
Faleminderit deri në përulje rugovistëve të Kodrës së Dëshmorëve, Rrugës së Ferizajt, Rrugës së Prishtinës, Livoçit të Epërm, Livoçi i Ulët dhe Blinaja, të cilët na dhanë mbështetje, forcë e dashni për zgjedhjet e 7 qershorit.
Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!