Nga Malisheva mesazh i përbashkët: Hamza dhe Limaj bëjnë thirrje për votë masive për PDK-në - Gazeta Express
string(90) "nga-malisheva-mesazh-i-perbashket-hamza-dhe-limaj-bejne-thirrje-per-vote-masive-per-pdk-ne"

Zgjedhjet

Gazeta Express

01/06/2026 20:29

Nga Malisheva mesazh i përbashkët: Hamza dhe Limaj bëjnë thirrje për votë masive për PDK-në

Zgjedhjet

Gazeta Express

01/06/2026 20:29

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, njëherësh kandidat për kryeministër, sot ka mbajtur një tubim me qytetarët e Malishevës.

I mbështetur edhe nga Nisma Socialdemokrate, Hamza ka thënë se Kosovës i duhen njerëz që bashkohen për të mirën e vendit.

Në këtë tubim ka folur edhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i cili ka kërkuar që të votohet masivisht PDK-ja dhe numri 125 në zgjedhjet e 7 qershorit.

“Nga Malisheva, bashkë për Kosovën. 

Kosovës i duhen njerëz që bashkohen për të mirën e vendit.

Ata që sakrifikuan për lirinë dhe ndërtuan shtetin, sot janë bashkë për ta forcuar dhe për ta çuar përpara.

Stop krizës. Ndrysho Kosovën. #PDK125”, ka shkruar Hamza.

Advertisement
Advertisement
Advertisement