Zbulohen kundërshtarët e mundshëm të Dritës në Ligën e Kampionëve, do të jetë në vazon bartëse - Gazeta Express
string(93) "zbulohen-kundershtaret-e-mundshem-te-drites-ne-ligen-e-kampioneve-do-te-jete-ne-vazon-bartese"

Futboll

Gazeta Express

01/06/2026 22:00

Zbulohen kundërshtarët e mundshëm të Dritës në Ligën e Kampionëve, do të jetë në vazon bartëse

Futboll

Gazeta Express

01/06/2026 22:00

Me të përfunduar sezoni 2025/26, tashmë janë bërë të ditur edhe emrat e klubeve që do të garojnë në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Kampionia e Kosovës, Drita do të jetë pjesë e kësaj faze, për sezonin e dytë me radhë. Sezonin e kaluar, gjilanasit e kishin kaluar këtë raund, pasi e kishin mposhtur Differdangen, për t’u bërë klubi i parë kosovar që e kalon këtë fazë.

Sivjet, sikur vjet, Drita do të jetë prapë në vazon bartëse, dhe rrjedhimisht do të ketë përballë një skuadër më të dobët – të paktën në letër.

Drita tashmë i ka mësuar kundërshtarët e mundshëm në këtë fazë të kualifikimeve për garën më prestigjioze për klube në Evropë dhe jo vetëm.

Pjesë e kundërshtarëve të mundshëm të Dritës janë edhe kampioni i Shqipërisë, Egnatia, së bashku me kampionin e Maqedonisë së Veriut, Vardari.

Kundërshtarët e mundshëm të Dritës janë:

Inter Club d’Escaldes (Andorra), Levski Sofia (Bullgaria), Ararat-Armenia (Armenia), Sabah FK (Azerbajxhan), Kauno Zalgiris (Lituania), Sutjeska (Mali i Zi), ETO Gyor (Hungaria), Iberia 1999 (Gjeorgjia), Egnatia (Shqipëria), Floriana (Malta), Tre Fiori (San Marino), Vardar (Maqedonia e Veriut), Atert Bissen (Luksemburgu), ML Vitebsk (Bjellorusia).

Sezonin e kaluar, Drita pati një aventurë të suksesshme në Evropë.

Pasi e kaloi turin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, u mposht nga Copenhagen në fazën e dytë, teksa ra në fazën e tretë të Ligës së Evropës, ku u eliminua nga FCSB.

Drita, pastaj ra në “play-offin” e Ligës së Konferencës, ku e mposhti prapë Differdangen, për të siguruar një vend në fazën e ligës së Ligës së Konferencës.

Në gjashtë ndeshje në Ligën e Konferencës, Drita mori tetë pikë, pas dy fitoreve, dy barazimeve e dy humbjeve.

Pasi e kaloi fazën e ligës (jashtë top 8-shes), Drita më në fund u ndal në “play-offin” e Ligës së Konferencës nga Celje e Sllovenisë. Dy humbje nga 3-2 bënë që ëndrra e Dritës të përfundojë në shkurt të këtij viti.

Asnjë klub shqiptar nuk ka arritur një sukses të tillë në Evropë, dhe të gjithë nga Drita e kanë bërë qëllim kryesor që t’ia thyejnë rekordin vetës./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement