Kandidati i PDK-së për deputet, Rrahman Rama, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.
Ai është pyetur për deklaratën e Kurtit “nuk mund të jesh edhe çlirimtar edhe zullumqar”.
Rama tha se ata që kanë bërë zullum në popullin e Kosovës nuk janë më këtu, duke aluduar për pushtuesit serbë.
Tutje, ai tha se nëse delë vetëm një njeri në Kosovë që thotë që “ai i ka bërë zullum”, u zotua që nuk delë më në qytet.
“Ata që kanë bërë zullum në këtë popull më nuk janë këtu, janë në vendin ku e kanë vendin. Nëse një njeri në Kosovë që unë i kam bërë zullum unë nuk dalë në qytet më”, ka thënë ai. /Gazeta Express