Hoti: Marrëdhëniet me SHBA-të janë ekzistenciale për Kosovën - Gazeta Express
string(59) "hoti-marredheniet-me-shba-te-jane-ekzistenciale-per-kosoven"

Hoti: Marrëdhëniet me SHBA-të janë ekzistenciale për Kosovën

Lajme

Gazeta Express

29/01/2023 22:34

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të dielën se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ekzistenciale për Kosovën, jo për SHBA-në.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka shkruar se “duhet të angazhohemi të gjithë për të mirëmbajtur miqësinë tonë të përhershmë me ShBA-në, që është mbështetësi kryesor i Kosovës”.

Lexo Edhe:

Më pas ai ka shkruar për vlerat e përbashkëta që sipas tij Kosova dhe SHBA-ja ndajnë me njëra tjetrën.

“(1) përkushtimi për të mbrojtur liritë individuale dhe kolektive,

(2) mbrojtja dhe avancimi i demokracisë,

(3) shtypi i lirë dhe shoqëria civile dinamike që e mbikëqyrin pushtetin,

(4) ndarja e qartë e pushtetit ekzekutiv e legjislativ nga gjyqësori, si dhe

(5) ekonomia e lirë të tregut dhe konkurrenca si bazë për zhvillim dhe mirëqenie individuale e kolektive“, ka deklaruar Hoti.

Opozita po e kritikon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për cenimin e raporteve me SHBA-të. /Express