Haradinaj përkujton vrasjen e dy aktivistëve të Vetëvendosjes - Gazeta Express
string(61) "haradinaj-perkujton-vrasjen-e-dy-aktivisteve-te-vetevendosjes"

Haradinaj përkujton vrasjen e dy aktivistëve të Vetëvendosjes

Gazeta Express

10/02/2020 9:18

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar dy ish-aktivistët e VV-së, Arben Xheladinin dhe Mon Balaj, që ishin vrarë 13 vite më parë.

Haradinaj përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook, ka thënë se Xheladini dhe Balaj u flijuan për atë që besuan.

Lexo Edhe:

Sot janë bërë 13 vite që nga protesta e Lëvizjes Vetëvendosje kundër planit të Ahtisarit për zgjidhjen e statusit të Kosovë. Në 10 shkurtin e 2007-tës, përveç dy viktimave, ishin lënduar rreth 80 persona dhe arrestuar dhjetëra të tjerë, transmeton Gazeta Insajderi.