Haradinaj nderon martirët e Masakrës së Belegut: Kosova në NATO është nderimi më i madh që mund të bëjmë për të rënët - Gazeta Express
string(116) "haradinaj-nderon-martiret-e-masakres-se-belegut-kosova-ne-nato-eshte-nderimi-me-i-madh-qe-mund-te-bejme-per-te-renet"

Haradinaj nderon martirët e Masakrës së Belegut: Kosova në NATO është nderimi më i madh që mund të bëjmë për të rënët

Lajme

Gazeta Express

29/03/2024 13:13

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se liria e fituar me shumë dhembje e humbje, do të jetë e plotë atëherë kur Atdheu është i sigurt.

Kështu ka thënë Haradinaj në kujtim të të vrarëve të datës 29 mars të vitit 1999 në Beleg e Irzniq të Deçanit dhe në Poterq të Klinës.

Lexo Edhe:

“Dita e sotme, na rikthen kujtimin e 29 marsit të kobshëm të vitit 1999. Atë ditë në Beleg e Irzniq të Deçanit dhe Poterq të Klinës, nga sistemi kriminal shtetëror i Serbisë, u ekzekutuan pa mëshirë dhjetëra shqiptarë të paarmatosur, pa i kursyer as të miturit dhe pleqtë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se shumë breza sakrifikuan për liri e çlirim, për fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Po atë ditë, mora lajmin e hidhur për rënien e 14 bashkëluftëtarëve, në një përballje heroike me pushtuesin në Shishman të Bokës. Djem të zotë, luftëtarë të dalluar, një pjesë të të cilëve i njoha në frontet e luftës. Shumë breza sakrifikuan për liri e çlirim, për fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo liri e fituar me shumë dhembje e humbje, do të jetë e plotë atëherë kur Atdheu është i sigurt”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është dhurata më e mirë për brezin e sotëm.

“Kosova në rresht me ushtritë e tjera të NATO-s, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është dhurata më e mirë për brezin e sotëm dhe ata qe vijnë. Është nderimi më i madh që mund të bëjmë për të rënët.

Lavdi e përjetshme atyre që me gjak e shkruan historinë tonë”, ka përfunduar Haradinaj.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0uRCDGD6bmKhbrZqar2W5mmW9ydbDjRqQh1jFdUGmhWpFi7NX9cQw1ALVefau81Aol&id=100044440716038