Haradinaj: Finalja e përballjes me Serbinë, kërkon vizionin e Adem Jasharit dhe çlirimtarëve - Gazeta Express
string(90) "haradinaj-finalja-e-perballjes-me-serbine-kerkon-vizionin-e-adem-jasharit-dhe-clirimtareve"

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

11/02/2021 21:46

Haradinaj: Finalja e përballjes me Serbinë, kërkon vizionin e Adem Jasharit dhe çlirimtarëve

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

11/02/2021 21:46

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se njëra nga arsyet pse e mendojnë se përgjegjësia e presidentit është shumë me rëndësi tash, është se mendon që Kosova është në finalen e përballjes me Serbinë.

Haradinaj tha se kryeministri është në front për dialogun por përkrahja edhe roli i presidenti është Image mjaft i rëndësishëm në përballjen me Serbinë.

“Secili i vetëm e ka vështirë ta menaxhojë agjendën me Serbinë, duhet të gjithë por se kush duhet të jetë president tani ka shumë rëndësi. Deri tani agjenda e Kosovës në raport me Serbinë ka ecur përpara nuk është bllokuar. Njëkohësisht ndjej edhe obligim ndaj kategorisë së lirisë që i përfaqësoj, si kandidat për president që të ndjehen të respektuar sepse presidenti vjen pikërisht prej tyre, pra unë nuk jam prej atyre që dorëzohen”, tha ai.

Për Haradinaj, është jetike që tre nga udhëheqësit të jetë nga UCK-ja, dhe se duke qenë president i UCK-së kategoritë e lirisë ndjehen të përfaqësuara.

“E kam thënë edhe sot se nuk ndjehen jetim sepse megjithatë në shtetin ku ata kanë sakrifikuar, dhe për të cilin ende bëjnë shumë president është dikush që buron nga ta dhe dikush që e dinë se cka është përballja me Serbinë.

“Finalja e përballjes me Serbinë, mendoj se kërkon vizionin e Adem Jasharit në fund të fundit, ose të çlirimtarëve dhe jo vizione të tjera”, ka thënë Haradinaj ndër tjera.