Haaland e merr vendimin final për të ardhmen - Gazeta Express
string(44) "haaland-e-merr-vendimin-final-per-te-ardhmen"

Haaland e merr vendimin final për të ardhmen

Futboll

Gazeta Express

30/04/2024 14:37

Erling Haaland është sot njëri prej sulmuesve më të mirë në botë.

Sulmuesi norvegjez po shkëlqen në dy sezonet e tij të parë në Premierligë.

Lexo Edhe:

Vitin e kaluar madje ishte i jashtëzakonshëm duke e ndihmuar Manchester Cityn që t’i fitojë dy trofetë më të rëndësishëm për klube, Ligën e Kampionëve dhe Premierligën.

Në këtë edicion ka pasur paksa rënie, por kjo nuk e ka penguar që prapë të jetë njëri prej më të mirëve në Evropë.

23 vjeçari flitet se e ëndërron një transferim në Real Madrid.

Por, “Manchester Evening News” raporton se ish-futbollisti i Salzburgut e Borussia Dortmundit është i vendosur të vazhdojë të luajë në “Etihad Stadium” pasi dëshiron të vazhdojë të punojë me Pep Guardiolën, i cili e konsideron lojtarin “vërtet special”, përcjell “Gazeta Express”.

Haaland dëshiron ta mbyll sezonin si është më së miri, duke e drejtuar Cityn drejt titullit të kampionit në Premierligë.

Pas golit ndaj Nottingham Forest, “roboti skandinav” është i gatshëm të shënojë gola të tjerë të rëndësishëm.

Ai është njeriu i duhur në momentin e duhur, ajo që i nevojitet Cityt që ta ruajë kurorën e më të mirit.

Haaland i ka shënuar 32 gola në 40 ndeshje, 6 prej tyre në Champions, ku i ka realizuar 41 gola në 39 ndeshje në total deri tash.

Në edicionin e kaluar i kishte shënuar 52 gola në 53 ndeshje, plot 12 në Ligën e Kampionëve. /Gazeta Express/