Guardiola: E përgëzoj Realin për mbrojtjen, ne na munguan... - Gazeta Express
string(55) "guardiola-e-pergezoj-realin-per-mbrojtjen-ne-na-munguan"

Guardiola: E përgëzoj Realin për mbrojtjen, ne na munguan…

Futboll

Gazeta Express

18/04/2024 9:24

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka mbetur i zhgënjyer me eliminimin nga Liga e Kampionëve.

“Citizens” i dhanë fund eksperiencës në këtë garë në çerekfinale pasi Real Madridi u tregua më i saktë nga gjuajtjet nga 11 metërshat, ndërsa të dyja përballjet përfunduan baras, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Në fund, trajneri spanjoll e përgëzoi kundërshtarin për mbrojtjen dhe shton se ekipit të tij i munguan disa detaje për ta fituar lojën.

“E uroj Real Madridin për kapacitetin për t’u mbrojtur dhe për të rezistuar deri në fund. Kanë bërë mjaft mirë dhe ne nuk e arritëm objektivin në detajet e fundit”, deklaroi fillimisht ish-trajneri i Barcelonës dhe i Bayern Munichut.

“Mendoj se tri ndeshjet që i kemi luajtur këtu, i kemi luajtur mjaft mirë. Në Bernabeu nuk kemi luajtur në të njëjtën mënyrë dhe si trajner vetëm mund ta kërkoj këtë nga lojtarët e mi: ta bëjmë këtë”, përfundoi Guardiola.

Manchester City shihej si favorit për ta fituar edhe këtë herë Ligën e Kampionëve, njëjtë siç bëri në edicionin e kaluar, por ishte Reali i cili i dha fund ëndrrës dhe shpresës së “Qytetarëve”.

Sidoqoftë, dy përballjes mes Realit dhe Cityt ishin spektakolare dhe u konsideruan si finale para finales. /Gazeta Express/