“Tani është koha për një natë magjike në Bernabeu”, Vinicus flet pas barazimit me Bayernin - Gazeta Express
string(87) "tani-eshte-koha-per-nje-nate-magjike-ne-bernabeu-vinicus-flet-pas-barazimit-me-bayernin"

“Tani është koha për një natë magjike në Bernabeu”, Vinicus flet pas barazimit me Bayernin

Sport

Gazeta Express

30/04/2024 23:35

Vinicius Junior paralajmëroi në njëfarë forme Bayern Munichin për ndeshjen e kthimit, duke theksuar se “tani është koha për një natë magjike”.

Ndeshja e parë gjysmëfinale, e luajtur sonte në “Allianz Arena”, u mbyll pa fitues me rezultatin 2:2, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ky rezultat lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, që do të zhvillohet më 8 maj, në “Santiago Bernabeu”.

“Ne gjithmonë luajmë për të fituar, duam të fitojmë, por e dimë se si është Liga e Kampionëve, nuk mund ta dhurosh topin, nuk mund të pësosh gola sepse gjithmonë do të ketë rivalë kryesorë për të përfituar”, tha fillimisht Vinicius pas ndeshjes.

“Tani për tani, pas këtij rezultati, duhet të mbajmë kokën qetë, të jemi të kënaqur me pozicionin në të cilin jemi dhe të pushojmë sa më shumë që të jetë e mundur para ndeshjes së dytë”, shtoi autori i të dy golave sonte.

“Tani është koha për një natë magjike në Bernabeu”, deklaroi Vinicius. /Gazeta Express/