Përballja e parë gjysmëfinale mes gjigantëve të futbollit, Bayern Munich dhe Real Madrid, është mbyllur baras.
Spektakli sonte në “Allianz Arena” nuk dha fitues, përkundër se u shënuan katër gola, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 2:2.
Real Madridi kaloi i pari në epërsi me golin e Vinicius Junior (24’), për ta mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale.
“Bavarezët” përmbysen gjithçka në pjesën e dytë, madje brenda katër minutave.
Leroy Sane (53’) shënoi fillimisht për të barazuar shifrat, kurse Harry Kane (57’) realizoi nga penalltia për epërsinë e parë të gjermanëve.
Vinicius (83’) shënoi golin e dytë personal për të barazuar edhe një herë rezultatin në këtë sfidë. Braziliani shënoi nga penalltia.
Kështu, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit, ku edhe do të vendoset finalisti.
Ndeshja e dytë gjysmëfinale do të zhvillohet më 8 maj, në “Santiago Bernabeu”. /Gazeta Express/
Hekurat për rroba janë bërë një pjesë thelbësore e çdo shtëpie, duke ofruar prakticitet dhe efikasitet të lartë në...