Gruaja e lidh burrin me zinxhir, shëtit me të në supermarket - Gazeta Express
string(59) "gruaja-e-lidh-burrin-me-zinxhir-shetit-me-te-ne-supermarket"

Gruaja e lidh burrin me zinxhir, shëtit me të në supermarket

Fun

Gazeta Express

17/01/2022 22:38

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në një qendër tregtare në Kroaci, ku gruaja ka nxjerrë për shëtitje burrin.

Një vajzë i habiti të gjithë kur vendosi të ecte nëpër qendrën tregtare teksa kishte me vete edhe burrin që ishte i lidhur me zinxhir si një qen.

Lexo Edhe:

Ajo ishte e veshur me një kostum të ngushtë dhe kishte veshur taka të larta ndërsa burri e ndiqte si qen teksa kishte veshur një bluzë pa mëngë.

Sipas mediave kroate, ata janë Antea Ajbek dhe Renato Pirin, një çift i ri që e kanë publikuar videon në TikTok.

“Burri mbahet me zinxhir”, ka shkruar Antea krahas videos në profilin e saj, por kjo përmbajtje është hequr me shpejtësi.

Nuk dihet se çfarë fshihet pas kësaj “performance”, por shumë supozojnë se ky është një tjetër trend i çuditshëm në rrjetin e njohur social.