Greva punëtorëve në Poçem, Kryemadhi letër Çelës: Nis hetimin, kanë 27 muaj pa rrogë - Gazeta Express
string(81) "greva-punetoreve-ne-pocem-kryemadhi-leter-celes-nis-hetimin-kane-27-muaj-pa-rroge"

Gazeta Express

16/02/2020 19:35

Greva punëtorëve në Poçem, Kryemadhi letër Çelës: Nis hetimin, kanë 27 muaj pa rrogë

Gazeta Express

16/02/2020 19:35

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i është drejtuar me një letër krerëve të disa institucioneve shqiptare në lidhje me grevën dhe situatën shëndetësore në të cilën ndodhen punonjësit e stacionit të pompimit të ujit në Poçem.

Këta të fundit prej 27 muajsh nuk kanë marrë rrogat e tyre. Kryemadhi i takoi personat që kishin hyrë në grevë urie dhe këtë pasdite i është drejtuar me letër Prokurorit të Përgjithshëm, kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Ministres së Infrastrukturës dhe Avokatit të Popullit.

Lexo Edhe:

Në letër Kryemadhi vë në dukje se është shkelur hapur ligji për të drejtat e punëtorëve dhe se Ministria e Infrakstrukturës nuk ka vërë asnjë orvatje për të detyruar kompaninë kontraktuale që të paguajë detyrimet e saj në adresë të punëtorëve. Kryemadhi ka kërkuar nga Kryeprokurori Olsian Çelaj, që të marrë masat e nevojshme në hetimin e këtij rasti.