Jashari në Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës: Rikonfirmuam mbështetjen e pakusht në përballje kundër agresionit rus - Gazeta Express
string(124) "jashari-ne-grupin-e-kontaktit-per-mbrojtjen-e-ukraines-rikonfirmuam-mbeshtetjen-e-pakusht-ne-perballje-kunder-agresionit-rus"

Jashari në Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës: Rikonfirmuam mbështetjen e pakusht në përballje kundër agresionit rus

Lajme

Gazeta Express

26/04/2024 18:54

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka marrë pjesë në takimin virtual të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, të udhëhequr nga Sekretari i Mbrojtjes i ShBa-së, Lloyd Austin III.

Në këtë takim virtual, Jashari shprehu gatishmërinë e FSK-së për mbështetje të Ukrainës në përballje me agresionin rus.

Lexo Edhe:

“Takimi u fokusua në vazhdimin e asistencës ushtarake për forcat e armatosura të Ukrainës. Shtetet anëtare të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës në mesin e të cilave edhe Kosova, rikonfirmuan mbështetjen e pakusht për Ukrainën që po vazhdon të përballet me luftën kundër agresionit rus”, thuhet në njoftim.

Pjesëtarët e FSK-së më herët kanë trajnuar ushtarët ukrainas në fushën e deminimit. Trajnimi ishte mbajtur në Britani të Madhe ku nga FSK-ja morën pjesë gjashtë instruktorë.