Në grevë urie pasi nuk kanë marrë 27 paga! Kryemadhi takim 60 minuta me punëtorët e stacionit të Poçemit - Gazeta Express
string(103) "ne-greve-urie-pasi-nuk-kane-marre-27-paga-kryemadhi-takim-60-minuta-me-punetoret-e-stacionit-te-pocemit"

Gazeta Express

16/02/2020 15:22

Në grevë urie pasi nuk kanë marrë 27 paga! Kryemadhi takim 60 minuta me punëtorët e stacionit të Poçemit

Gazeta Express

16/02/2020 15:22

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka takuar grevistët e urisë në stacionin e pompimit në Poçem të Mallakastrës.

kryemadhi-770x438

Grevistët e urisë nuk kanë dashur që takimi mes tyre dhe kreut të LSI të marr ngjyra politike, por kanë kërkuar që ajo të vihet në dijeni nga vetë ata se ku qëndron problemi dhe jo nëpërmjet mediave apo interpretimeve të të tretëve që mund t’i bëjnë problemit të tyre.

Lexo Edhe:

Kryemadhi nga ana e saj i ka dëgjuar me kujdes ka bërë takimin me pyetje e përgjigje çka e ka qartësuar më së miri problemin dhe është treguar e gatshme që të ofrojë jo një por disa zgjidhje. Punëtorët e grevës së urisë i kanë pohuar Kryemadhit se nuk ka negociata as me shtetin e as me privatin pa marrë më parë 27 pagat e prapambetura pasi ne jemi objekt i rëndësisë së veçantë por që asnjëherë nuk janë trajtuar si të tilla.Në takimin që ka zgjatur afro 60 minuta, Kryemadhi u premtoi grevistëve disa zgjidhje, por do të shikohet mundësia që ata të marrin pagat në një kohë sa më të shkurtër duke njohur nga afër faktorët ndërkombëtar.