Grand Slami i Parisit: Distria e Nora i kalojnë me sukses sfidat e para - Gazeta Express
string(70) "grand-slami-i-parisit-distria-e-nora-i-kalojne-me-sukses-sfidat-e-para"

Sporte tjera

Gazeta Express

02/02/2024 12:20

Grand Slami i Parisit: Distria e Nora i kalojnë me sukses sfidat e para

Sporte tjera

Gazeta Express

02/02/2024 12:20

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i kanë kaluar me sukses përballjet e para në Grand Slamin që po mbahet në Paris.

Distria Krasniqi në kategorinë deri në 52 kilogramë e mundi në raundin e dytë francezen, Leonie Gonzalez.

Kampionia olimpike në raundin e tretë do të ketë punë me koreanen, Seyun Jang.

Në anën tjetër, Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë në raundin e dytë, e eliminoi brazilianen Jessica Lima, kurse në raundin e tretë do të ketë punë me bullgaren Ivelina Ilieva.

Kujtojmë se sot garon edhe Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement