Suhareka ’23 e fiton derbin ndaj Dinamos dhe merr kryesimin në tabelë - Gazeta Express
string(68) "suhareka-23-e-fiton-derbin-ndaj-dinamos-dhe-merr-kryesimin-ne-tabele"

Suhareka ’23 e fiton derbin ndaj Dinamos dhe merr kryesimin në tabelë

Sport

Gazeta Express

29/03/2024 16:58

Suhareka ’23 ka triumfuar në derbin e Grupit A në Ligën e Parë, ndaj Dinamos, të vlefshëm për javën e 20-të.

Skuadra e drejtuar nga Arsim Thaqi e fitoi këtë përballje me përmbysje të rezultatit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar në Ferizaj përfundoi me rezultatin 1:2.

Ferizajasit ishin të parët që kaluan në epërsi me golin e Drilon Sadikut (10’).

Por, suherakasit ia dolën të përmbysin gjithçka në pjesën e dytë me golat e Astrit Berishës (60’) dhe Mevlan Zekës (82’ penallti).

Suhareka ’23 pas kësaj fitoreje ka marrë edhe kryesimin në tabelën e Grupit A, tani me 38 pikë.

Dinamo bie në pozitën e dytë dhe ka një pikë më pak. /Gazeta Express/