Pingpongu është njëri prej sporteve më të pëlqyera dhe më atraktiv në botë.
Edhe ky sport, si të tjerët, di të sjellë veprime të pabesueshme dhe të paimagjinueshme, shkruan “Gazeta Express”.
E diçka të tillë ka bërë edhe pingpongisti suedez, Kristian Karlsson.
Ai e bën një “trik” të paparë ndonjëherë, duke e mashtruar dhe duke e lënë gojëhapur kundërshtarin e tij kinez, Lin Shidong.
Në fakt, Karlsson bëhet kinse po e prek topin në tentimin e parë, ndërsa më pas si rrufeja përgjigjet me një rikthim të shpejt të topit, duke e lënë të shtangur kundërshtarin, i cili mendonte se e kishte fituar këtë pikë.
Për më tepër, këtë perlë dhe magji të Karlsson mund ta shikoni në videon më poshtë. /Gazeta Express/