Gjykata lë në burg Erdgys Arrazin, babanë e 3 fëmijëve që u mbytën në Bunë - Gazeta Express
string(73) "gjykata-le-ne-burg-erdgys-arrazin-babane-e-3-femijeve-qe-u-mbyten-ne-bune"

Gjykata lë në burg Erdgys Arrazin, babanë e 3 fëmijëve që u mbytën në Bunë

Shqiperi

Gazeta Express

07/05/2024 14:23

Gjykata ka caktuar masën arrest me burg për 31-vjeçarin Erdgys Arrazi, i cili dyshohet se çoi drejt vetëvrasjes bashkëshorten e tij dhe tre fëmijët e mitur.

Gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvataj raporton se Arrazi akuzohet për veprat penale “dhuna në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”.

Lexo Edhe:

Pas tre ditësh kërkime intensive në lumin Buna, sot u gjet trupi i Almës 39-vjeç dhe djalit të vogël 3 vjeç, ndërsa trupat e dy vajzave të mitura 8 dhe 9 vjeç u gjetën ditën e djeshme njëra, dhe dy ditë më parë tjetra.

39-vjeçarja dyshohet se hodhi fëmijët dhe më pas veten në lumë pas problemeve me bashkëshortin dhe depresionin.

Policia ka arrestoi 3 ditë më parë  bashkëshortin Erdgys Arrazi pasi dyshohet se ka shkaktuar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Çifti kishte probleme prej kohësh, ndërkohë që familjarët e Almës akuzojnë dhëndrin se kishte dhe një lidhje paralele.

Alma Arrazi u zhduk bashkë me tre fëmijët e saj me datë 4 maj pas një kafeje me kunatën duke i thënë se po shkonte në Durrës.