Gjumi i pamjaftueshëm mund të shkaktojë diabet të tipit 2 - Gazeta Express
string(57) "gjumi-i-pamjaftueshem-mund-te-shkaktoje-diabet-te-tipit-2"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

06/03/2024 20:03

Gjumi i pamjaftueshëm mund të shkaktojë diabet të tipit 2

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

06/03/2024 20:03

Gjumi i pamjaftueshëm mund ta rrisë rrezikun nga diabeti i tipit 2, pavarësisht se a konsumohet apo jo ushqim i shëndetshëm.

Gjumi i mjaftueshëm është i nevojshëm për shëndetin mendor e fizik. Ndihmon në konsolidimin e memories dhe mirëqenien fizike. Nëse dikush nuk fle mjaftueshëm mund të ketë probleme me zemër, mbipeshë, sëmundje neurodegjenerative dhe depresion. Tani ka rezultuar se një në tre amerikanë nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm, sipas Qendrës për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, raporton NewsWeek.

Lexo Edhe:

Sipas studimit të ri që u bë në Universitetin e Uppsalas në Suedi, gjumi jo i mjaftueshëm mund të shkaktojë diabet të tipit 2.

Diabeti i tipit 2 është sëmundje që vjen si rezultat kur qelizat trupore bëhet rezistente ndaj hormonit të insulinës, i cila është përgjegjës për kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak. Ky tip i diabetit mund të parandalohet duke pasur parasysh kontrollimin e faktorëve si pesha e tepërt, gjumi jo i rregullt, ushtrimet, gjenet e mënyra e të ngrënit.

Në studimin që u publikua në revistën JAMA, morën pjesë 247,867, të dhënat shëndetësore të të cilëve u morën nga “BioBanka “në Britani, dhe u analizuan se çfarë mund të ndikojë në zhvillimin e diabetit. Pjesëmarrësit u ndanë në katër kategori të ndryshme gjumi: ata që flenë normal me 7 deri ne 8 orë gjumë, ata që flenë deri në 6 orë, ata që flenë për më pak se 5 orë dhe ata që flenë esktremisht pak duke bërë 3 deri ne 4 orë gjumë. Mënyra e tyre e të ngrënit u analizua duke u bazuar në ushqimin specifik të popujve dhe mishin e kuq, mishin e procesuar, frutat, perimet dhe peshkun.

Pjesëmarrësit u kontrolluan 12 vjet më vonë dhe rezultoi se 3.2 për qind e pjesëmarrësve ishin diagnostikuar me diabet të tipit 2. Kur rezultatet e studimit u krahasuan me ato që pjesëmarrësit patën në fillim, studiuesit gjetën se ata që flinin për më pak se gjashtë orë në natë, kishin më shumë predispozita të sëmureshin me diabet të tipit 2, duke pasur rritje të rrezikut për ata që flinin edhe më pak se gjashtë orë.

“Këto gjetje tregojnë që shprehitë e mira të të ngrënit nuk kanë fuqi të mjaftueshme për të ulur rrezikun nga diabeti i tipit 2, po aq sa ka gjumi”, shkruhet në raportin e studimit.

Pavarësisht se duhen bërë ende studime, studimi i fundit tregon se duhet t’i kushtohet shumë rëndësi gjumit kur bëhet fjalë për mbrojtjen e shëndetit.