Bajrami i reagon Muratit: Çka ke bë ministër për sektorin privat që po krenohesh me qarkullimin e tyre - Gazeta Express
string(101) "bajrami-i-reagon-muratit-cka-ke-be-minister-per-sektorin-privat-qe-po-krenohesh-me-qarkullimin-e-tyre"

Lajme

Gazeta Express

29/03/2024 11:41

Bajrami i reagon Muratit: Çka ke bë ministër për sektorin privat që po krenohesh me qarkullimin e tyre

Lajme

Gazeta Express

29/03/2024 11:41

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit, i cili bëri sot një postim ku tha se qarkullimi i biznesveve në muajt janar dhe shkurt ka shënuar rritje për 4.8 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Bajrami e ka pyetur Muratin se çfarë ka bërë për sektorin privat, duke shtuar se “ju ke marrë taksat dhe i ke shpërnda në formë të karrameleve”.

Lexo Edhe:

Sipas Bajramit, në mandatin e Qeverisë Kurti, investimet kapitale të niveli qendror janë të njëjta me ato të vitit 2017, bizneseve u është dyfishuar tatimi në pronë, u është rritur çmimi i energjisë dhe eskporti në vitin 2023 është 6 përqind më i ulët se ai i vitit 2022.

“Bizneset për shkak të sanksioneve që ju e keni futë vendin e kanë pasë shumë më vështirë me i mirëmbajtë kontratat me partnerët e tyre jashtë dhe për atë arsye eksporti në vitin 2023 është për 6% me ulët 📉 se ai i vitit 2022”, ka shkruar Bajrami.

Reagimi i Muratit erdhi pas deklaratave të dhëna mbrëmë në Pressing të T7, ku u diskutua për ekonominë në vend, ku ndër të tjera u tha se mbyllja e bizneseve është në rritje.

Murati ka thënë se ndërmarrësit e bizneset e kanë dëshmuar tash e sa kohë që u bëjnë ballë të gjitha sfidave

“Qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti, krahasuar me vitin 2023, shënon 📈 +4.8% rritje. Këto janë të dhënat zyrtare, të deklaruara në ATK. Çdo pretendim tjetër nëpër studio televizive ose është i keqinformuar, ose qëllimkeq. Ndërmarrësit tanë e bizneset tona e kanë dëshmuar tash e sa kohë që u bëjnë ballë të gjitha sfidave”, ka shkruar Murati.