Gjithçka gati për turneun memorial të shahut “Mustafë Ibrahimi” - Gazeta Express
string(61) "gjithcka-gati-per-turneun-memorial-te-shahut-mustafe-ibrahimi"

Sporte tjera

Gazeta Express

23/10/2023 10:22

Gjithçka gati për turneun memorial të shahut “Mustafë Ibrahimi”

Sporte tjera

Gazeta Express

23/10/2023 10:22

Kjo javë do të jetë e rezervuar për turneun të shahut, i cili mbahet çdo vit për nder të veprimtarit Mustafë Ibrahimi.

Ky turne memorial do të organizohet më 26 tetor nga ora 17:00 në ambientet e Sallës së Shahut të Federatës së Shahut të Kosovës në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

NLB Banka është sponsoruesi  kryesor i Turneut Memorial “Mustafë Ibrahimi”, për ta përkujtuar njeriun e arsimit, ekonomistin dhe patriotin, ish të burgosurin politik, Mustafë Ibrahimi.

Ky turne tashmë tradicional, që do të mbahet për herë të 11-të, do të tubojë shumë shahistë nga Kosova.

Sistemi i garave do të jetë: Blic sistem zviceran, 11 xhiro x 3 min+2 sec blic .

Për më të mirët do të ketë shpërblime, mirënjohje, medalje, kupa dhe premi. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement