Gjermania dhuroi pajisje për policinë me vlerë gjysmë milioni, Sveçla: Ja çka do të shërbejnë këto pajisje - Gazeta Express
string(104) "gjermania-dhuroi-pajisje-per-policine-me-vlere-gjysme-milioni-svecla-ja-cka-do-te-sherbejne-keto-pajisje"

Gjermania dhuroi pajisje për policinë me vlerë gjysmë milioni, Sveçla: Ja çka do të shërbejnë këto pajisje

Lajme

Gazeta Express

08/12/2022 11:36

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në ceremoninë e pranim-dorëzimit të pajisjeve të dhuruara për Policinë e Kosovës për mbikëqyrje dhe kontroll të kufirit nga Qeveria Gjermane, tha se këto pajisje do të ndihmojë në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, me mallra të kontrabandës etj.

Ministri Sveçla falënderoi Gjermaninë për dhurimin e këtyre pajisjeve, duke shtuar se donacioni ka vlerë rreth gjysmë milioni euro.

Lexo Edhe:

“Donacioni që Qeveria Gjermane ka dhuruar për policinë tonë do të lehtësojë punën tonë dhe do të ndihmojë në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, me mallra të kontrabandës, me pajisjet më të fundit të teknologjisë”, tha Sveçla, transmeton Express.

“Sundimi i rëndit dhe ligjit, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit është dhe do të mbëtët fokusi ynë i parë si Qeveri. Falënderoj shtetin gjerman për këtë donacion me vlerë rreth gjysmë milioni euro”, u shpreh ai.

Ambasadori gjerman Jorn Rohde tha se partneriteti mes Kosovës dhe Gjermanisë është i ngushtë në fushën e sundimit të ligjit, luftimin e krimit dhe korrupsionit.