Galatasaray e ‘shkatërron’ Fenerbahçen - Gazeta Express
string(36) "galatasaray-e-shkaterron-fenerbahcen"

Futboll

Gazeta Express

26/04/2026 21:23

Galatasaray e ‘shkatërron’ Fenerbahçen

Futboll

Gazeta Express

26/04/2026 21:23

Në javën e 31-të të Süper Lig, Galatasaray mposhti rivalin e përjetshëm Fenerbahçen me rezultat bindës 3-0 në shtëpi, duke nisur numërimin mbrapsht drejt titullit të katërt radhazi.

Derbi i zhvilluar në “Rams Park” nisi i barabartë, por momenti kyç erdhi herët kur Fenerbahçe fitoi një penallti pas ndërhyrjes së Davinson Sanchez ndaj Sidiki Cherif.

Megjithatë, Anderson Talisca humbi nga pika e bardhë në minutën e 13-të.

Pas këtij momenti, Galatasaray mori kontrollin e lojës dhe kaloi në epërsi në minutën e 40-të me golin e Victor Osimhen.

Në pjesën e dytë, presioni i vendasve u shtua dhe ata fituan një tjetër penallti pas ndërhyrjes ndaj Yunus Akgun.

Situata u përkeqësua për Fenerbahçen kur portieri Ederson u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë skuadrën me 10 lojtarë. Baris Alper Yilmaz shënoi nga penalltia për 2-0.

Në minutat e fundit, një gabim i portierit zëvendësues Mert Gunok u ndëshkua nga Lucas Torreira, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 3-0 në minutën e 83-të.

Me këtë fitore të madhe në derbi, Galatasaray i afrohet ndjeshëm një tjetër titulli kampion, duke lënë pas rivalin direkt në një moment vendimtar të sezonit.

Galatasaray ka 74 pikë, derisa Feneri është i dyti me 67 pikë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement