Ish-futbollisti Arsim Jashari ka bërë një deklaratë befasuese në “Favorit”.
Ai ka thënë se tashmë të gjithë pothuajse e dinë se në Kosovës ndeshjet shiten dhe blehen.
“Shitjet e blerjet e lojëve janë sekret publik, të gjithë e dijmë që bëhen. Duhet një task-forcë që i përcjell këto situata”, tha ai.
Jashari iu referua deklaratave të vëllezërve të Arsim Kabashit dhe Beqir Batatinës, respektivisht, të cilët e akuzuan njëri-tjetrin për trukime të ndeshjeve.
Bali Kabashi e Amrush Batatina u përplasen me njëri-tjetrin në komente në rrjetet sociale, në një postim të emisionit “Kampionët”./GazetaExpress/