Fushatat dezinformuese në rrjete sociale për ndikim opinioni dhe financimi i dezinformimit , PS kërkon Komision që do të merret me këto probleme - Gazeta Express
string(142) "fushatat-dezinformuese-ne-rrjete-sociale-per-ndikim-opinioni-dhe-financimi-i-dezinformimit-ps-kerkon-komision-qe-do-te-merret-me-keto-probleme"

Fushatat dezinformuese në rrjete sociale për ndikim opinioni dhe financimi i dezinformimit , PS kërkon Komision që do të merret me këto probleme

Lajme

Gazeta Express

29/03/2024 12:13

Grupi i deputetëve të Partisë Socialiste kanë paraqitur të enjten një kërkesë në adresë të Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë për të krijuar një Komision të Posaçëm Parlamentar me fokus në koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve të institucioneve për të luftuar dezinformomimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.

Kjo kërkesë ka ardhur bazuar në angazhimet e marra të Shqipërisë që dalin nga memorandumi i Mirëkuptimit i nënshkruar më 15 shkurt në mes të Shqipërisë dhe SHBA-së për të adresuar manipulimin e informacionit nga aktorët e shteteve të huaja.

Lexo Edhe:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se sa më shpejt që të ndodh krijimi i një Komisioni të tillë aq më mirë.

“Duke u bazuar në angazhimet e Shqipërisë që rrjedhin nga: Memorandumi i Mirëkuptimit i datës 15 shkurt 2024 ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së për të adresuar manipulimin e informacionit nga aktorët e shteteve të huaja; Deklarata e Tiranës e 28 shkurtit 2024 e Samitit Ukrainë-Evropë Juglindore; dhe rekomandimet e BE-së për “vazhdimin e përpjekjeve për mbylljen e hapësirës për ndërhyrjet e huaja dhe manipulimin e informacionit”, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste vendosi t’i paraqesë një kërkesë Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për krijimin e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar me fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri”, ka shkruar Bledi Çuçi.

 Komisioni i Posaçëm do të zbatojë një qasje holistike dhe afatgjatë për adresimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike, që mund të përfshijnë fushatat e dezinformimit në mediat tradicionale dhe sociale për të ndikuar në opinionin publik, mbështetjen financiare të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë për përpjekjet për dezinformim, shantazhimin ekonomik të aktorëve publikë dhe manipulimin e shoqërisë civile”, ka shtuar Bledi Çuçi.