Fury e quan Joshuan pulë, nuk është optimist se lufta e shumëpritur do të ndodhë - Gazeta Express
string(79) "fury-e-quan-joshuan-pule-nuk-eshte-optimist-se-lufta-e-shumepritur-do-te-ndodhe"

Sporte tjera

Gazeta Express

25/02/2021 14:52

Fury e quan Joshuan pulë, nuk është optimist se lufta e shumëpritur do të ndodhë

Sporte tjera

Gazeta Express

25/02/2021 14:52

Tyson Fury thotë se nuk është optimist se lufta e shumëpritur për kampionin e padiskutueshëm të botës në peshat e rënda mes tij dhe, siç e ka quajtur ai, Anthony Joshua pulës, do të ndodhë, edhe pse janë buzë arritjes së marrëveshjes.

Fury, i cili e fitoi titullin e botës në WBC kur e shkatërroi Deontay Wilderin në një meç drithërues para një viti, thuhej të ishte pranë arritjes së marrëveshjes për t’u përballur me kampionin e botës në WBA, IBF dhe WBO, Joshua, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, edhe pse dy kampionët e botës nga Britania e Madhe janë në bisedime, Fury thotë se nuk pret që lufta të ndodhë për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe mungesës së vullnetit nga Joshua për t’u ballafaquar me të.

“Nuk jam optimist. Ata e kanë pasur një vit të plotë për ta zhvilluar këtë luftë, që prej meçit tim të fundit me Wilderin. Madje, edhe para luftës me Wilderin, ata flisnin për një luftë të mundshme mes meje dhe Joshuas”, tha Fury për ESPN.

“Ata kanë pasur një vit kohë për të bërë diçka dhe asgjë nuk ka ndodhur deri tani. Asgjë nuk ka ndodhur. Nuk e kemi bërë asnjë hap përpara që një vit”, shtoi ai.

I pyetur përse ka ndodhur kështu, 32-vjeçari nënvizoi: “Për shkak të COVID-19. Nuk mendoj se ka të bëjë shumë me luftëtarët. Ka të bëjë me vendim, datën, pagesat etj.”

“Nuk jam optimist. E para, mendoj se Anthony Joshua nuk dëshiron të luftojë gjithsesi, sepse ai e di se do të humbasë.”

“Anthony Joshua mos u bëj pulë siç u bërë kundër Deontay Wilder. Hajde dhe lufto kundër meje. Më lërë të të tregoj kush është bosi”, i bëri thirrje Fury Joshuas. /Gazeta Express/