Fundi i botës? Pse koronavirusi po konsiderohet si shenjë e kiametit - Gazeta Express
string(67) "fundi-i-botes-pse-koronavirusi-po-konsiderohet-si-shenje-e-kiametit"

Mistere

Gazeta Express

22/09/2021 1:33

Fundi i botës? Pse koronavirusi po konsiderohet si shenjë e kiametit

Mistere

Gazeta Express

22/09/2021 1:33

Fundi i Botës është afër, nëse besohen profecitë e çuditshme fetare për koronavirusin dhe tufat e njerëzve që shkojnë pas tyre. Kjo është arsyeja pse disa evangjelistë të krishterë besojnë se ne po jetojmë në ditët e fundit në planetin tonë

Sëmundja e koronavirusit (Covid-19) ka infektuar më shumë se 230 milionë njerëz në tërë globin prej që shpërtheu në fund të 2019-ës në Kinë dhe u bë pandemi globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Shumë teoricienë konspirativ dhe grupe të krishtera janë dalë nëpër rrjetet sociale në muajt e fundit  me paralajmërime për vdekjen nga zjarri në planets.

Lexo Edhe:

“Nuk e di sa serioz mund të jetë koronavirusi, në të vërtetë, por janë disa pasuse në Librin e Zbulesës, të Bibla, ku flitet për një pjesë të njerëzimit që do të fshihet nga faqja e dheut nga sëmundjet dhe murtajët”, ka shkruar William R. Giersdof.

“A nuk shkruan në Librin e Zbulesës, të Qengji që godet Anti-Papën me koronavirus?”, thotë një tjetër person.

“Fillimi i vuajtjeve – Mateu 24:3-8”, shkruan një përdorues i tretë i Twitter.

“Zjarret australiane…koronavirusi…tërmetet në vende të çuditshme …rritja e zemërimit/vrasjet në tërë botën…rritja e urisë….Dhe ka të atillë që qeshin me Librin e Zbulesës…#jesusipovjen”.

Por, pse njerëzit po flasin për këto pretendime të ditës së kiametit?

Sipas evangjelistit të krishterë, Michael Snyder, koronavirusi është njëra nga 10  murtajët që ka rënë në Tokë në tokë, transmeton GazetaExpress.

Murtajët tjera janë: ushtritë e karkalecave, çrregullimet e mëdha të motit, përmbytjet e pashembullta, tërmete, erupsione vullkanike të pazakonshme, koronavirusi, ethet e derrave afrikan, gripi i derrit H1N1, gripi i shpezëve H5N1 dhe gripi i pulave H5N8.

“Krejt papritur, gjëra vërtetë të çmendura kanë filluar të ndodhin në tërë botën”, shkroi ai në një artikull që u botua në Technical Politics.

“Tufat gjigante të karkalecave janë duke shkatërruar regjione të tëra, stuhi jashtëzakonisht të pazakonshme janë duke i tmerruar meteorologët, tërmetet dhe aktivitetet vullkanike janë në rritje, dhe pesë sëmundje të tjera pritet të shpërndahen në tërë globin shumë”.

“Deri më 2020, këto kanë ardhur njëra pas tjetrës dhe ka shumë spekulime se çfarë mund të ndodh në të ardhmen nëse gjërat eskalojnë”.

Sidoqoftë, nuk ka asnjë provë që sugjeron që ndonjëra prej këtyre anomalive mund të jetë apokaliptike apo profetike për natyrën.

Libri i Zbulesës të Bibla përshkruan një seri të ngjarjeve që pritet të ndodhin në fund të ditëve para se të shfaqet Jesuis Krishti për herë të dytë.

Pra, vullkanet kanë shpërthyer edhe më parë bashkë me tërmetet dhe epidemitë virale dhe bota vazhdon të qëndrojë.

Pavarësisht se trajtohet si një gjendje emergjente globale, vdekshmëria nga koronavirusi është e ulët për t’u konsideruar murtajë biblike.

“Siç kam kuptuar unë është se do të kemi një përmbytje masive para fundit të botës, në mes të secilës do të këtë po ashtu një ringjallje të madhe shpirtërore”, ka shkruar shkrimtari i krishterë, Michael Brown për The Stream.

“Pra, në çdo rast, çfarë është e qartë për mua është që ne nuk duhet ta shikojmë koronavirusin si profeci, apo mortajë të ditëve të kiametit”.

“Në vend të kësaj, ne duhet ta shikojmë atë në të njëjtën mënyrë sikurse i kemi shikuar të gjitha epidemitë dhe pandemitë gjatë historisë botërore. Ato janë kujtesë tragjike e gjendjes momentale të botës dhe dobësi të racës sonë. Derisa bëjmë gjithçka për ta parandaluar shpërndarjen e Covid-19, ne duhet të lutemi po ashtu për mëshirën e Zotit”. /GazetaExpress/