Fortesa Orana, një fitore larg medaljes së bronztë evropiane - Gazeta Express
string(59) "fortesa-orana-nje-fitore-larg-medaljes-se-bronzte-evropiane"

Sporte tjera

Gazeta Express

19/05/2021 15:19

Fortesa Orana, një fitore larg medaljes së bronztë evropiane

Sporte tjera

Gazeta Express

19/05/2021 15:19

Fortesa Orana është pranë medaljes evropiane në Kampionatin Evropian të karatesë, që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Lexo Edhe:

Karateistja kosovar i shënoi katër fitore, për ta fituar grupin e saj në kategorinë +68 kilogramë.

Raundin e parë e kaloi pa luftë, derisa në të dytën mundi Simona Simovska të Maqedonisë së Veriut, përcjell Gazeta Express.

Në raundin e tretë ajo triumfoi ndaj Nancy Garcia të Francës, ndërsa në çerekfinale fitoi ndaj Titta Keinanen të Finlandës, e teta në renditjen botërore.

Rruga drejt medaljes së artë iu ndal në gjysmëfinale, ku u mund nga bullgarja, Aleksanddra Stubleva.

Tash, Fortesa do të luftojë për medaljen e bronztë.

Luftërat për medalje zhvillohen të dielën.

Këtë garë po e ndjek nga afër edhe presidenti i ri i KOK-ut, Ismet Krasniqi, njëherësh kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës. /Gazeta Express/