Festivali i Kanës: Francis Ford Coppola rikthehet si i nominuar dyzet e pesë vjet pas "Palme d'or" të fundit - Gazeta Express
string(104) "festivali-i-kanes-francis-ford-coppola-rikthehet-si-i-nominuar-dyzet-e-pese-vjet-pas-palme-dor-te-fundit"

Arte

Gazeta Express

12/04/2024 13:23

Festivali i Kanës: Francis Ford Coppola rikthehet si i nominuar dyzet e pesë vjet pas “Palme d’or” të fundit

Arte

Gazeta Express

12/04/2024 13:23

Përzgjedhja kryesore e Festivalit të Kanës, që do mbahet nga 14 deri me 25 Maj është bërë e ditur. Për këtë edicion të 77të Francis Ford Coppola do të prezantojë filmin e tij të fundit, Megapolis, dyzet e pesë vjet pas “Palme d’or” të tij të dytë për “Apocalypse Now” (1979).

Kjo është bërë e ditur të enjten e 11 Prillit nga i deleguari i përgjithshëm i evenimentit, Thierry Fremaux përgjatë një konference për shtyp.

Lexo Edhe:

Gjigandi i kinemasë, 85 vjeç, e mori “Palme d’or” të tij të parë në 1974 me “The Conversation” në 1974.

“Ne jemi shumë të kënaqur që do na bëjë nderin të vijë të prezantojë këtë film”- u shpreh para shtypit Thierry Fremaux.

Subjekti i Megapolisit, një film me buxhet 100 milion dollarësh është shkatërrimi i një megapolisi që i ngjan New Yorkut dhe rindërtimit që krijon përplasje mes një arkitekti dhe kryetarit të bashkisë.

Shtypi amerikan e ka cilësuar si një film testamentar dhe e ka krahasuar me Citizen Kane (1941) të Orson Welles, të konsideruar si një nga filmat më të mëdhenj të historisë së Kinemasë. /TemA