Aktorja e njohur Drew Barrymore ka nxjerrë në shitje shtëpinë e saj luksoze në Hamptons.
Ylli 49-vjeçar i filmit bleu pronën e madhe në Sagaponack, New York në vitin 2019 dhe mendohet se kishte paguar 5.5 milionë dollarë në atë kohë.
Së bashku me shtëpinë kryesore, e cila ka shtatë dhoma gjumi dhe pesë banja, prona përfshin gjithashtu një bujtinë me një dhomë gjumi.
Karakteristika të tjera të shtëpisë luksoze përfshijnë një zyrë, si dhe një dhomë media/teatër si dhe një bodrum të përfunduar, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas informacioneve aktorja e ka nxjerrë pronën luksoze në shitje për 8.45 milionë dollarë. Më poshtë mund të gjeni fotot nga prona duke nisur nga dhomat e ndenjes, dhomat e gjumit, tualetet apo edhe kopshti me pishinë.
NJOFTIM Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: Mulliri në Gorazhdec, KB Ponoshevci në...