FC Vushtrria e zyrtarizon Armend Dallkun si trajner - Gazeta Express
string(51) "fc-vushtrria-e-zyrtarizon-armend-dallkun-si-trajner"

Futboll

Gazeta Express

07/07/2024 21:23

FC Vushtrria e zyrtarizon Armend Dallkun si trajner

Futboll

Gazeta Express

07/07/2024 21:23

Tashmë është gjithçka zyrtare. Armend Dallku do të jetë trajneri i ri i Vushtrrisë.

Dallku do të kthehet në qytetin e tij të lindjes, ku do të marrë drejtimin e skuadrës që garon në Ligën e Parë.

Dallku për katër vite drejtoi skuadrën e Dukagjinit të Klinës, me të cilin klub shkroi histori, duke u kualifikuar në garat evropiane, përkatësisht deri në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Njoftimi i plotë i klubit, pa ndërhyrje:

Ditë historike për klubin futbollistik FC Vushtrria, me zyrtarizimin e Armend Dallkut si trajner, së bashku me ndihmësit e tij. Gjithashtu, sponzori kryesorë Shaip Mikullovci, dhe Naser Imeri.

Kryetari i komunës Ferit Idrizi në ditët në vijim në kuvendin komunal do të zgjedhin Presidentin e klubit dhe stafin menaxhues. Këto ndryshime të rëndësishme janë zyrtarizuar së fundmi.

Klubi bardhë e kaltër ka njoftuar gjithashtu për disa transferime të reja nga jashtë vendit, me të cilat kanë arritur marrëveshje.

Mikullovci dhe Imeri ndërmarrësit e suksesshëm janë parë si shpresa e fundit për të arritur suksesin, pasi që klubi ka vite që po përballet me rezultate të dobëta dhe mungesë në elitën e futbollit kosovar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement