Evropiani i xhudos: Distria spektakolare, kualifikohet në finale - Gazeta Express
string(62) "evropiani-i-xhudos-distria-spektakolare-kualifikohet-ne-finale"

Sporte tjera

Gazeta Express

03/11/2023 15:02

Evropiani i xhudos: Distria spektakolare, kualifikohet në finale

Sporte tjera

Gazeta Express

03/11/2023 15:02

Distria Krasniqi po vazhdon me paraqitje fantastike në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Montpellier të Francës.

Kampionia olimpike është kualifikuar në finale të Evropianit në kategorinë deri në 52 kilogramë, shkruan Gazeta Express.

Distria Krasniqi në gjysmëfinale ishte më e mirë se italiania Odette Giuffrida, e cila u diskualifikua pas tri penalizimeve.

Në finale, Distria do të përballet me xhudisten franceze, Amandine Buchard.

Kurse, në kategorinë deri në 57 kilogramë, Nora Gjakova do të ndeshet me gjermanen, Seija Ballhaus për medaljen e bronztë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement