Everton - Man Utd, në kërkim të gjysmëfinales - Gazeta Express
string(42) "everton-man-utd-ne-kerkim-te-gjysmefinales"

Everton – Man Utd, në kërkim të gjysmëfinales

Futboll

Gazeta Express

23/12/2020 14:34

Në duelin tjetër çerekfinal të Carabao Cup sonte do të përballen Stoke City me Tottenhamin

Carabao Cup vazhdon sonte me ndeshjet tjera çerekfinale, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pa dyshim, dueli kryesor i natës do të jetë ai në mes të Evertonit dhe Manchester Unitedit.

Skuadra nga Liverpooli është mjaft e fuqishme dhe e papërshtatshme në shtëpi.

Andaj, trupa e Carlo Ancelottit do të tentojë ta presë një biletë për gjysmëfinale.

Nga ana tjetër, “Djajtë e Kuq” shkojnë po ashtu për fitore në “Goodison Park”.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 21:00.

Ndërkohë, sonte nga ora 18:30 luajnë edhe Stoke City me Tottenhamin, po ashtu në çerekfinale.

“Spurs” janë favoritë për t’u futur në mesin e katër skuadrave më të mira të kësaj gare për këtë edicion. /Gazeta Express/