Ekskluzive: “Style Star Show” vjen me risi në sezonin e dytë - Gazeta Express
string(57) "ekskluzive-style-star-show-vjen-me-risi-ne-sezonin-e-dyte"

Ekskluzive: “Style Star Show” vjen me risi në sezonin e dytë

Rozë

Gazeta Express

08/12/2021 14:43

Pas suksesit të sezonit të kaluar emisioni “Style Star Show” ka hapur audicionet për sezonin e dytë. Audicionet në Shqipëri do të mbahen më datë 21 dhjetor, teksa në Kosovë më 8 janar.

I vetmi spektakël i modës në televizionet shqiptare, Style Star Show kishte arritur që në kohë rekord të marrë pëlqyeshmërinë e shikuesve duke sjell risi në ekranet e T7 dhe ABC, shkruan Express.

Lexo Edhe:

Në këtë sezon nuk do të ketë vetëm vajza, por pjesëmarrës do të jenë edhe djem të cilët janë të pasionuar pas modës.

Spektakli tashmë ka publikuar promon për sezonin e ri dhe në pak sekonda vërejmë se na pret një sezon i mbushur me befasi, stil e edhe zënka e debate mes konkurrenteve të ri e jurisë që përbehet nga Miranda Dupi e Niko Komani.

 Ky program është nën autorësinë dhe prezantimin e Kiara Titos, e cila ia shton edhe më shumë madhështinë këtij shou./GazetaExpress