Ekipi olimpik i Kosovës po përgatitet në Slloveni - Gazeta Express
string(49) "ekipi-olimpik-i-kosoves-po-pergatitet-ne-slloveni"

Sporte tjera

Gazeta Express

14/09/2023 12:59

Ekipi olimpik i Kosovës po përgatitet në Slloveni

Sporte tjera

Gazeta Express

14/09/2023 12:59

Ekipi Olimpik i Kosovës së bashku me shpresat olimpike po përgatiten në Roglla të Sllovenisë për garat e ardhshme, me theks të veçantë, Kampionatin Evropian që do të mbahet në nëntor në Montpellier të Francës.

Federata e Xhudos së Kosovës njofton se përgatitjet do të zgjasin dy javë dhe më pas ekipi olimpik do të marrë pjesë edhe në Baku Grand Slam për të vazhduar me grumbullimin e pikëve olimpike, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Xhudistët pjesëmarrës në këtë kamp përgatitor janë: Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Laura Fazliu, Akil Gjakova, Loriana Kuka, Flaka Loxha, Shpati Zekaj, Fatjona Kasapi, Sidorela Dodaj, Enise Zijade, Rios Kuka, Blin Kuka, Jon Kuka, Andi Reshitaj, Rron Reshitaj e Anes Veseli.

Së bashku me xhudistët, atje janë edhe trajnerët Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi. /Gazeta Express/