Faktorë të fshehur që rrisin rrezikun për kancer - Gazeta Express
string(48) "faktore-te-fshehur-qe-rrisin-rrezikun-per-kancer"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

28/04/2026 21:18

Faktorë të fshehur që rrisin rrezikun për kancer

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

28/04/2026 21:18

Përveç duhanit, ushqimit jo të shëndetshëm dhe alkoolit, ekspertët paralajmërojnë se ekzistojnë edhe faktorë të tjerë, më pak të njohur, që mund të rrisin rrezikun për kancer.

Sipas specialistëve të Macmillan Cancer Support, në shumë raste nuk ka një arsye të vetme pse një person zhvillon kancer, ndërsa një tjetër jo. Megjithatë, rreth 40% e rasteve mund të parandalohen përmes një stili jetese më të shëndetshëm.

Ndër faktorët kryesorë përveç stilit të jetesës përfshihen:

Mosha – rreziku rritet me kalimin e viteve

Historia familjare – disa lloje kanceri janë më të shpeshta në familje të caktuara

Faktorët mjedisorë dhe të punës – ekspozimi ndaj substancave kancerogjene si azbesti, kimikatet, ndotja e ajrit dhe gazi radon

Rrezatimi ultraviolet (UV) – nga dielli ose solarët

Imuniteti i ulët – rrit rrezikun për disa lloje kanceri

Kushtet gjenetike dhe ndryshimet para-kancerogjene në qeliza

Ekspertët theksojnë se disa profesione, si ndërtimi apo industria detare, mund të kenë ekspozim më të lartë ndaj substancave të rrezikshme si azbesti, i cili lidhet me kancerin e mushkërive.

Gjithashtu, ekspozimi i tepërt në diell mbetet një faktor i rëndësishëm. Ndërsa rrezet e diellit ndihmojnë në prodhimin e vitaminës D, që është e dobishme për trupin, ekspozimi i pakontrolluar mund të dëmtojë lëkurën dhe të rrisë rrezikun për kancer të lëkurës.

Për t’u mbrojtur, rekomandohet:

të vishen rroba mbuluese dhe kapelë me strehë të gjerë

të përdoren syze dielli cilësore

të shmanget dielli në orët më të forta (11:00–15:00)

të përdoret krem mbrojtës me SPF 30 ose më shumë

të shmanget përdorimi i solarëve

Ekspertët theksojnë se, megjithëse rreziku nuk mund të eliminohet plotësisht, ndërgjegjësimi dhe kujdesi i përditshëm mund të bëjnë një ndryshim të madh në parandalimin e kancerit. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement