Ecuria fantastike e Ballkanit - Gazeta Express
string(29) "ecuria-fantastike-e-ballkanit"

Ecuria fantastike e Ballkanit

Futboll

Moral Pozhegu

01/12/2020 16:30

Skuadra e Ismet Munishit po tregohet e pandalshme në këtë fazë të kampionatit elitar kosovar

Ballkani po e dominon futbollin kosovar këtë sezon.

Lexo Edhe:

Skuadra nga Suhareka po tregohet e pandalshme deri në këtë fazë të edicionit në ligën elitare.

Nga 14 ndeshje sa i ka zhvilluar deri tash, ekipi Portokalli e ka pësuar vetëm një humbje, atë me përmbysje nga Trepça ’89.

Në të njëjtën kohë, ekipi i Ismet Munishit i ka regjistruar 11 fitore dhe dy barazime.

Ballkani i ka shënuar 39 gola dhe i ka pësuar 22, shkruan Gazeta Express.

Mirlind Daku mbetet shënuesi më i mirë i Ballkanit këtë sezon deri tash duke shënuar më shumë gola se që ka paraqitje.

Këto statistika ia mundësojnë këtij ekipi që ta prijë i vetëm në Superligë me 5 pikë më shumë se Drita, e cila megjithatë e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Pikërisht këto dy skuadra do të përballen në mes vete këtë fundjavë në Gjilan.

Një fitore eventuale do ta shkëpuste Ballkanin edhe më tej nga “Intelektualët”, të cilët ndërkohë synojnë t’i mbajnë pikët në shtëpi për t’iu afruar liderit.

Ndërsa Prishtina, që është e treta, mbetet larg aktualisht, plot 9 pikë prapa Ballkanit.

Edhe ky sezon duket se do të jetë mjaft interesant dhe me ethe deri në fund.

Por, duket se Ballkani dhe Drita kanë diçka më shumë se skuadrat tjera. /Gazeta Express/