E kryen takimin me Begajn, Kurti në këmbë drejt Kuvendit Shqiptar, takohet me Lindita Nikollën - Gazeta Express
string(92) "e-kryen-takimin-me-begajn-kurti-ne-kembe-drejt-kuvendit-shqiptar-takohet-me-lindita-nikollen"

E kryen takimin me Begajn, Kurti në këmbë drejt Kuvendit Shqiptar, takohet me Lindita Nikollën

Lajme

Gazeta Express

26/03/2023 12:06

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur vizitën e tij në Tiranë ditën e sotme. Ai është pritur fillimisht në Presidencë nga kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj.

Pas takimit që zgjati rreth 30 minuta, Kurti iu drejtua Kryesisë së Kuvendit në këmbë ku u prit nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Lexo Edhe:

Në fund, pritet që ai të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Të dy do të zhvillojnë një drekë pune në vilën qeveritare 30 në kryeqytet. Vizita e Kurtit në Tiranë vjen pas takimit të Ohrit me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 18 mars.