Dyvjeçari porositi 31 hamburgera nga telefoni i nënës së tij - Gazeta Express
string(60) "dyvjecari-porositi-31-hamburgera-nga-telefoni-i-nenes-se-tij"

Dyvjeçari porositi 31 hamburgera nga telefoni i nënës së tij

Fun

Gazeta Express

18/05/2022 23:31

Një nënë nga Teksasi mori një mësim rreth lënies së telefonit të hapur kur djali i saj dyvjjeçar përdori DoorDash për të porositur 31 hamburgera nga McDonald’s.

Kelsey Golden nga Ricardo tha se ajo ishte duke punuar në kompjuterin e saj kur djali dyvjeçar, Barrett, mori telefonin e saj të shkyçur dhe arriti të përdorte aplikacionin DoorDash për të porositur dërgimin e McDonald’s.

Lexo Edhe:

Golden tha se ajo nuk ishte në dijeni të veprimeve të djalit të saj derisa një shofer transporti mbërriti në derën e saj me 31 cheeseburgera.

“Nuk dija çfarë të bëja me ta, ai hëngri vetëm gjysmën e njërës”, tha Golden për KRIS-TV. “Kështu që unë postova në një faqe të komunitetit në Facebook këtu në Kingsville dhe pyeta nëse dikush donte diçka”.

Postimi i Golden në Facebook ngjalli interesin vendas dhe disa fqinjë erdhën aty për të marrë hamburger falas.

Golden tha se hamburgerët i kushtuan asaj 61,58 dollarë dhe Barrett përfshiu një bakshish prej 16 dollarësh, duke e çuar totalin në 91,70 dollarë, transmeton Klankosova.tv.