Dua Lipa, shtetase e Shqipërisë, momenti kur betohet - Gazeta Express
string(50) "dua-lipa-shtetase-e-shqiperise-momenti-kur-betohet"

Dua Lipa, shtetase e Shqipërisë, momenti kur betohet

Rozë

Gazeta Express

27/11/2022 14:55

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa është bërë sot shtetasja më e re shqiptare. Në Tiranë, ajo mori nënshtetësinë shqiptare nga presidenti shqiptar, Bajram Begaj.

Më pas, te kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, Dua bëri betimin si shtetase shqiptare, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Unë Dua Dukagjin Lipa betohem me besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe për respektim ndaj Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë”. Këtë tekst e lexoi Veliaj, para se fjalët e tij t’i konfirmonte këngëtarja.

“Betohem!”, tha Dua Lipa.