U gjet i shtrirë në rrugë, Policia nis hetimet për vdekjen e 68-vjeçarit në Prizren - Gazeta Express
string(82) "u-gjet-i-shtrire-ne-rruge-policia-nis-hetimet-per-vdekjen-e-68-vjecarit-ne-prizren"

U gjet i shtrirë në rrugë, Policia nis hetimet për vdekjen e 68-vjeçarit në Prizren

Lajme

Gazeta Express

30/03/2024 8:27

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast vdekje në Prizren, ku viktima është gjetur i shtrirë në rrugë, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Lexo Edhe:

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ismet Jashari”.

“HETIM I VDEKJES- Rr. Ismet Jashari, Prizren  29.03.2024 – 15:17Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë në rrugë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe njësiti i emergjencës ku mjeku kujdestar ka konstatuar se është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raport.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i ka thënë mbrëmë Gazetës Express se bëhet fjalë për një 68 vjeçar.

“Viktima është I.D.1956. Hetuesit policor kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet me Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë Bytyqi.